Bayern Munich ndalet nga Leverkusen-i

  • 06 February 2016 - 20:39
Bayern Munich ndalet nga Leverkusen-i

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim përballë skuadrës së Bayer Leverkusen me te cilin luajti baras me rezultat 0:0. Skuadra e Pep Guardiola-s për çudi nuk ka mundur të shënojë asnjë gol për 90 minuta, gjë e cila ka kohë që nuk i ka ndodhur. Bavarezët kishin dominimin e ndeshjes, por jo bindshëm pasi skuadra vendase shumë mirë e menaxhoi lojën, duke bërë që mysafirët sikur ta humbasin durimin dhe në momente të shfaqin edhe doza nervozizmi. Gjithsesi, kjo më së shumti reflektoi te spanjolli Xabi Alonso i cili para kohe u desh ta lëshoi fushën për shkak të përjashtimit me karton të kuq. 

 

(Kosova Sot)