Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon

  • A.P /
  • 19 October 2024 - 10:00
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës,

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”

 

Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje.

Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

(Kosova Sot Online)