
A u pendua Real Madridi që e transferoi Mbappen?

Real Madridi më në fund arriti që këtë verë të nënshkruajë me dëshirën e kahmotshme, Kylian Mbappen.
“Mbretërit” qenë të interesuar për shërbimet e tij, që nga shpërthimi te Monaco në vitin 2017.
Këtë e arritën këtë verë, mirëpo që po duket se gjithçka nuk po shkon si duhet.
Siç raporton gazetari Romain Molina, Real Madridi tashmë është “penduar” për transferimin e tij.
“Ata janë penduar për nënshkrimin e tij. Nuk doli se çka pritën prej tij”, ka thënë ai.
Ai shtoi në raportimin e tij se Kylian Mbappe ishte vetëm dëshira e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.
Kylian Mbappe deri më tani ka zhvilluar 11 ndeshje me Real Madridin, duke arritur të shënojë 7 gola e të dhurojë 1 asist.
Po ashtu, ai e ka fituar edhe një trofe, atë të Superkupës së Europës.
(Kosova Sot Online)