Franca nuk e fton Mbappen për ndeshjet e nëntorit
Kylian Mbappe nuk është ftuar nga selektori i Francës, Didier Deschamps, për ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit dhe Italisë në Ligën e Kombeve. Mbappe po e kalon një krizë të lojës së zakonshme të tij te Real Madridi dhe tani ka hyrë nën presion shkaku i paraqitjeve larg pritshmërive.
Deshamps ka thënë se nuk e ka asnjë problem me yllin francez, por e ka kontaktuar për t’i thënë se nuk mund ta ftojë për ndeshjet e nëntorit, ndonëse vet lojtari ishte i gatshëm t’i bashkohej ekipit kombëtar në grumbullim.
“Kam folur me Mbappen dhe mora vendimin tim. Është më mirë kështu… Mbappé ishte i gatshëm të vinte me ne, nuk është për shkak të ndonjë problemi tjetër”, ka deklaruar Deshamps.
Kjo është hera e dytë që i ndodh Mbappes të mos ftohet nga Franca.
(Kosova Sot Online)