City do ta kërkojë këndelljen sonte
Na pret një natë e mbushur me spektakël në Premierligë sonte.
Pas sukseseve të arritura mbrëmë nga Crystal Palace e Leicester City ndaj Ipswich Town e West Ham United, në programin e xhiros së 14-të janë rezervuar shumë sfida interesante.
Pa dyshim, dueli kryesor i sontëm është ai mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit në kampionatin anglez.
Lideri Liverpool do të jetë mikpritës i Newcastle United, në një tjetër duel interesant.
Kurse, vëmendja do të jetë edhe tek Manchester City, me ekipin e Pep Guardiolës që do ta kërkojë këndelljen sonte në duel me Nottingham Forestin.
“Citizens” po kalojnë nëpër një seri të zezë dhe trajneri spanjoll ka kërkuar që nga kjo lojë të harrohen problemet dhe të fillojë ringritja.
(Kosova Sot Online)