
Zidane refuzoi ofertën e Belgjikës

Mund të kishte pasur një tjetër trajner francez në stolin e Belgjikës, e cila sot ka shpallur Rudi Garcian si trajnerin e ri të kombëtares. Sipas asaj që raporton ‘Nieuësblad’, Federata Belge e Futbollit fillimisht kishte kontaktuar Zinedine Zidane, trajner që ka qenë i papunë që nga maji i vitit 2021, pas eksperiencës së tij të dytë te Real Madridi. Si trajner i këtij klubi, Zidane ka fituar dy tituj në La Liga, dy Superkupa të Spanjës dhe, mbi të gjitha, tre Champions League, dy Superkupa Evropiane dhe dy Kupa të Botës për Klube.
Zidane thuhet se e ka refuzuar propozimin e "Djajve të Kuq", pasi po pret që të përfundojë aventura e ish-shokut të tij të skuadrës, Didier Deschamps, në stolin e Francës pas Kupës së Botës 2026, për të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij.
(Kosova Sot Online)