
Guardiola: Duhet të bëjmë ndeshjen perfekte në ‘Bernabeu’

"Stadium ka ndryshuar shumë, isha mësuar më të vjetrin, që ishte ende në ndërtim. Nuk ndjeva asgjë të veçantë kur arrita. Do të ha mirë sonte... dhe nesër, të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë më mirë". E ka nisur me këto fjalë Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t, në konferencën për shtypin përpara ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid. Me një 3-2 që duhet përmbysur, pikërisht në ‘Santiago Bernabeu’.
Ancelotti tha që ai nuk beson që ti mendon se ka një 1%... "A më beson? Jo? Sa mendon se kemi? Më shumë? Ke të drejtë, këtë herë ju kam gënjyer (qesh). E kam thënë atë koment sepse në Angli ishim praktikisht jashtë... por me kalimin e javës, njeriu ngjallet. Nuk kemi marrë rezultatin më të mirë, por do ta provojmë. E them këtu që Carlo (Ancelotti) të mos më thotë asgjë nesër".
Si janë Haaland dhe Grealish?
"Kanë udhëtuar, do ta shohim nesër. Por është mirë që janë këtu. Çfarë do të duhej për të përmbysur rezultatin? Të luash një ndeshje pothuajse perfekte. Rezultati nuk ishte i mirë... dhe këtu pothuajse gjithmonë kemi ardhur me rezultate shumë të mira. Por do të duhet të sulmojmë, të provojmë. Nesër do të jetë si të shkojmë në Anfield apo në Barcelonë: do të duhet të luajmë një ndeshje pothuajse perfekte për të fituar".
Mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Ligën e Kampionëve me City-n? "Nuk e di. Kemi shumë punë për të bërë, shumë përpara nesh. Por sigurisht, nëse nuk kalojmë... mund të jetë ndeshja ime e fundit. Vendimi nuk është imi".
Si luhet një ndeshje si kjo? "Duhet të jesh vetvetja, me guxim. Sepse ndryshe... mirë, mund të humbasësh gjithmonë, por duhet ta bësh duke qenë vetvetja. Nesër do të jemi dy skuadra të mëdha dhe do të shohim se çfarë ndodh".
(Kosova Sot Online)