
Flick për rikthimin e Neymar: Nuk është puna ime

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shmangur çdo koment mbi një rikthim të mundshëm të Neymar te klubi katalanas, duke theksuar se nuk është përgjegjës për transferimet.
“Nuk është puna ime. Jam plotësisht i përqendruar te ndeshjet”, tha Flick kur u pyet për një rikthim të mundshëm të yllit brazilian.
Tekniku gjerman e bëri të qartë se vendimet për blerjet i takojnë drejtuesve të klubit: “Afrimi i lojtarëve është puna e të tjerëve në klub, jo e imja”.
Këto deklarata vijnë mes spekulimeve të shumta që e lidhin Neymar me një rikthim te Barça, veçanërisht pas vështirësive të tij në Arabinë Saudite me Al-Hilal.
Megjithatë, për momentin, Flick duket i përqendruar vetëm te skuadra aktuale dhe objektivat e sezonit.
(Kosova Sot Online)