Trepça triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

  • A.P /
  • 12 May 2025 - 07:40
Trepça triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të rëndësishme në finalen e plejofit të elitës së basketbollit të Kosovës.

Të dielën në mbrëmje, Trepça triumfoi 88:71 ndaj Bashkimit në Prizren, në ndeshjen e tretë të serisë finale. “Xehetarët” me këtë fitore kanë krijuar avantazh të madh sa i përket terrenit. Bashkimi kishte përfunduar në pozitën e parë në stinorin e rregullt, ndërsa Trepça e dyta.

Në serinë finale e kishte përparësinë e terrenit. Në rast se do të luhej ndeshja e shtatë, ajo do të zhvillohej në Prizren. Por tani këtë avantazh e ka Trepça, që është duke fituar 2:1 në serinë finale.

Ndeshja e katërt luhet të mërkurën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)