Donnarumma befason me klubin e ri
Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milanit në afatin kalimtar të verës.
Ish-portieri i Milanit që tani është pjesë e Chelseat, Marco Amelia, ka theksuar që klubi “blu” dëshiron gardianin e Milanit.
“Këtu në Londër flasin shumë për Dounnarumman. Chelsea vërtetë e do atë”, deklaroi Amelia për “Milan Channel”.
Portieri i Milanit ka bërë paraqitje fantastike këtë sezon, duke u bërë ndër zbulimet më të mëdha të futbollit evropian.