Modric arrin në Milano: Jam mjaft i lumtur

  • A.P /
  • 14 July 2025 - 13:30
Modric arrin në Milano: Jam mjaft i lumtur

Luka Modric ka zbarkuar më në fund në Milano.

Legjenda kroate ka zbarkuar tashmë në aeroportin e Malpensas, ndërsa është nisur drejt vizitave mjekësore, për t’u bërë më pas edhe zyrtarisht lojtar i ri i “Rossoneri”.

Derisa ishte duke dalë nga aeroporti, futbollisti i deridjeshëm i Real Madridit është ndalur nga mediat, për të cilat ka folur shkurt në gjuhën kroate.

“Jam mjaft i lumtur. Pres sfida të mëdha me Milanin dhe do të ketë kohë të flas për gjithçka”, u shpreh shkurt 39 vjeçari.


(Kosova Sot Online)