Enrique i kënaqur me fitore të PSG-së

  • A.P /
  • 18 August 2025 - 15:27
Enrique i kënaqur me fitore të PSG-së

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u shpreh i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligue 1, ku parizienët mposhtën Nantes me rezultat 1-0, të dielën mbrëma.

“Është fillimi i kampionatit. Ne po stërvitemi mirë. Dua të promovoj lojtarët e mi, ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer,” deklaroi Enrique pas ndeshjes.

Me këtë fitore, PSG mori tri pikët e para në garën për titullin në kampionatin francez, duke dërguar një sinjal pozitiv rivalëve për sezonin që sapo ka nisur.

(Kosova Sot Online)