Redknapp: Kjo skuadër do ta fitojë Premierligën
Ish-menaxheri Harry Redknapp thotë se Tottenham Hotspur mund të bëhet klubi më i madh në Londër, nëse ata fitojnë titullin e parë në Premierligë.
Ku kanë mbetur edhe 13 lojë në kampionat, Spurs gjenden në pozitën e tretë në tabelë me pesë pikë prapa liderit Leicester, dhe kanë gjasa për të siguruar Ligën e Kampionëve që nga viti 2010.
Redknapp, i cili udhëhoqi londinezët në çerekfinale të Ligës së Kampionëve beson se ish-skuadra e tij do ta fitojë titullin e Premierligës në këtë sezon.
“Ka një shans për Tottenham të bëhet klubi i madh në Londër, ka shumë shanse që klubi i Tottenham të bëhet kampion,” tha Redknapp për Telegraph.
(Kosova Sot)