Edon Zhegrova do t’i mungojë Kosovës në ndeshje

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 12:45
Edon Zhegrova do t’i mungojë Kosovës në ndeshje

Kombëtarja e Kosovës nuk do të mundë të llogarisë në Edon Zhegrovën për ndeshjet e shtatorit.

Në konferencën për shtyp të selektorit Franco Foda sot, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala njoftoi se ylli kosovar do të mungojë në duelet me Zvicrën e me Suedinë.

Shkak është bërë transferimi i sotëm i futbollistit nga Lille në Juventus.

Gjithashtu, Kosovës në ndeshjet e shtatorit do t’u mungojnë edhe Milot Rashica, por edhe Florent Hadërgjonaj.

Foda ka thënë se do të mundohet t’i gjejë mbulimet adekuate për këto mungesa.

(Kosova Sot Online)