FFK-ja njofton se biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë janë shitur

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 10:40
FFK-ja njofton se biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë janë shitur

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në kohë rekorde, të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Sllovenia janë shitur.

Kjo ndeshje luhet në “Fadil Vokrri” më 10 tetor, dhe zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

FFK-ja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se të gjitha biletat për këtë ndeshje të madhe për Kosovën janë shitur.

(Kosova Sot Online)