Babai i Yamalit: Djali im është më i miri në botë

  • A.P /
  • 30 September 2025 - 15:00
Babai i Yamalit: Djali im është më i miri në botë

Babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, është rikthyer në qendër të vëmendjes me paraqitjen e tij të fundit në rrjetet sociale.

Në një video në Instagram Live, të filmuar duke gatuar “nuggets” pule, Yamal Sr. iu përgjigj kritikëve që e vënë rregullisht në dyshim stilin e tij të jetesës.

Me një përzierje humori dhe sfide, ai pranoi se nuk e ka më ndërmend të punojë, duke thënë: “Faleminderit, bir, do të jetoj prej teje.”

Nasraoui e shoqëroi videon me mbishkrimin “Nuggets Punojnë Fort”.

Nasraoui më vonë i kundërshtoi komentet që e vinin në dyshim statusin e të birit si futbollist, duke këmbëngulur se komentet e tij në Topin e Artë ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

“Nuk e thashë asgjë budallallëk. Thjesht thashë që djali im është më i miri në botë, kaq. Le të flasin”, shpjegoi ai.

Pastaj ai e rriti dozën ndaj kritikëve të tij, duke shtuar: “Ka kaq shumë njerëz që bëjnë thashetheme. ‘Pse nuk shkon në punë?’ ‘Ti jeton me paratë e birit tënd’… Po, zotërinj. Faleminderit, bir, do të të jem gjithmonë mirënjohës. Do të jetoj prej teje.”

Kjo nuk është hera e parë që Nasraoui ka qenë në qendër të vëmendjes.

Në gala mbrëmjen e Topit të Artë ai theu heshtjen në “Théâtre du Châtelet” në Paris me britma pasionante në mbështetjeje për Yamalin, duke këmbëngulur më vonë: “Viti tjetër është i yni.”

Kohët e fundit, tifozët e panë një manekin të veshur me ngjyrat e Barcelonës në shtëpinë e tij gjatë një transmetimi tjetër të drejtpërdrejtë, duke nënvizuar se sa thellë është i ngulitur imazhi i Yamalit në jetën e përditshme të familjes së tij. 

(Kosova Sot Online)