
Miqësorja Shqipëri – Jordani, policia del me plan masash

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, e cila luhet të martën në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orë 19:00.
Kufizimi i lëvizjes së mjeteve nis në orën 17:00, deri në përfundimin e sfidës.
Njoftimi i policisë:
Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
•Rrugën “Dervish Hima”;
•Rrugën “Gjergj Filipi”;
•Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse, shkruan abcnews.
Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.
(Kosova Sot Online)