Donnarumma: Në City ndihem si në shtëpi

  • A.P /
  • 16 October 2025 - 14:30
Donnarumma: Në City ndihem si në shtëpi

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Gianluigi Donnarumma ka folur për muajt e tij të parë në Manchester City, duke e përmendur ndikimin e fortë që klubi e ka pasur në të.

Ish-portieri i Milanit dhe i Paris Saint-Germainit duket mjaft entuziast me fillimin e eksperiencës në “Etihad Stadium”.

“Në City ndihem tashmë si në shtëpi, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që prej kur kam ardhur. Më kanë dashur fort, më kanë bërë që të ndihem i rëndësishëm dhe tash më konsiderojnë si një prej tyre”, deklaroi përfaqësuesi italian.

Ai e shprehu admirimin e tij të madh edhe për trajnerin e tij të ri, Pep Guardiola.

“Kur e dëgjon duke folur, mbetesh i impresionuar. E imagjinoja kështu, por në realitet është edhe më i mirë se që e prisja”, shpjegoi portieri 26-vjeç.

Donnarumma më pas foli për projektet e së ardhmes me Cityn.

“Shpresoj që të qëndroj në Manchester sa më gjatë të jetë e mundur, për ta përjetuar këtë eksperiencë vërtet unike.

Me këto fjalë, Donnarumma e transmeton jo vetëm entuziazmin dhe mirënjohjen drejt klubit anglez, por edhe dëshirën për ta ndërtuar një karrierë të suksesshme në Premierligë, duke e konfirmuar besimin e plotë që e ka klubi dhe trajneri në të.

Portieri italian duket se e ka gjetur ambientin ideal, i gatshëm për ta treguar veten edhe tek “Qytetarët”, njëjtë siç kishte bërë edhe në ekipet paraprake. 

(Kosova Sot Online)