
Vritet kryetari i një klubi të futbollit në këtë vend

Kryetari i një klubi futbolli të kategorisë së dytë në Qipro u qëllua për vdekje të premten në qytetin bregdetar të Limasolit, njoftoi policia.
Viktima, të cilin policia e identifikoi si Stavros Demosthenous, 49 vjeç, ishte kryetar i klubit të futbollit Karmiotissa.
Persona të panjohur hapën zjarr ndaj tij jashtë shtëpisë së tij, dhe ai ndërroi jetë ndërsa i biri po e dërgonte me makinë në spital.
Karmiotissa kishte garuar në kategorinë e parë sezonin e kaluar, por është rrëzuar në kategorinë e dytë këtë sezon. Që nga themelimi i saj në vitin 1979, klubi ka luajtur kryesisht në ligat e ulëta.
“Eksperimenti italian” me migrantët: Qendrat në Shqipëri pothuajse bosh
(Kosova Sot Online)