Portieri i Interit e godet për vdekje me veturë një person

  • A.P /
  • 28 October 2025 - 13:45
Portieri i Interit e godet për vdekje me veturë një person

Portieri i Interit, Josep Martinez është përfshirë në një aksident tragjik, pasi ai e goditi dhe e vrau një burrë 81-vjeçar.

27-vjeçari raportohet se ishte duke vozitur kur e goditi burrin e moshuar që po voziste karrige me rrota elektrik, raportojnë mediat italiane.

Incidenti ndodhi sot në mëngjes rreth orës 09:40 më kohën lokale, në provincën e Comos, afër qendrës stërvitore të Interit.

Pavarësisht përpjekjeve të futbollistit për të ofruar ndihmë dhe përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës, përfshirë edhe një ambulancë ajrore, burri u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia italiane tash do t’i nisë hetimet se si erdhi deri tek aksidenti.

Interi vendosi ta anulojë konferencën për shtyp, e paraparë të mbahej dikur më vonë sot nga trajneri Cristian Chivu. 

(Kosova Sot Online)