A ka mosmarrëveshje mes Xabi Alonsos dhe Viniciusit?

  • A.P /
  • 31 October 2025 - 12:30
A ka mosmarrëveshje mes Xabi Alonsos dhe Viniciusit?

Trajneri i Real Madrid ka konfirmuar në konferencë për shtyp se ka zgjidhur probleme me superyllin e klubit ku dhe publikisht ka kërkuar falje pas incidentit gjatë ndeshjet së El Clasicos.

Vinicius Junior ishte parë tejet i nervozur me zëvendësimin e tij kundër Barcelonës.

Kamerat kishin kapur reagimin dhe fjalët e tij duke thënë se ‘më mirë është që të largohem nga klubi’, dhe ky veprim i tij u përfol shumë në rrjetet sociale dhe nga fansat e futbollit.

“Ishte një kërkim falje shumë e rëndësishme dhe pozitive.Ai tregoi sinqeritet; ai foli nga zemra.Çfarë Viniciusi tha ishte gjëja më e rëndësishme, dhe unë jam i kënaqur.Çështja është mbyllur të Mërkurën.” tha Xabi Alonso.              

Real Madrid zhvillon ndeshjen ndaj Valencias në shtëpi dhe synon të forcojë edhe më tepër kreun e tabelës.

(Kosova Sot Online)