Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme
Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të xhiros së gjashtë, Barcelona triumfoi si vendase ndaj Frankfurtit, në rikthimin e saj në “Camp Nou”, pas 1140 ditësh.
Barça fitoi 2-1 ndaj gjermanëve, edhe pse në pjesën e parë ishte duke humbur.
Ishte Frankfurti që shënoi i pari me anë të Ansgar Knauffit në minutën e 21-të.
Pas pjesës së parë nën disavantazh, Barcelona u ngjallë në pjesën e dytë, duke shënuar shpejt dy herë me anë të Jules Kounde.
Francezi shënoi për tre minuta dy gola, për t’i dhënë epërsinë dhe fitoren Barcelonës.
Kështu, Blaugranasit shkojnë në kuotën e dhjetë pikëve në vendin e 14-të, ndërsa gjermanët mbeten në katër pikë.
(Kosova Sot Online)
