Edom Zhegrova mund të rikthehet në Francë
Edon Zhegrova mund të rikthehet në elitën e futbollit francez, pasi sipas mediumit italian “Mediafoot”, Marseille ka shfaqur interes për shërbimet e tij.
Klubi francez, që ishte pranë Zhegrovës gjatë verës, po planifikon ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm. Raportohet se drejtuesit e klubit nga Ligue 1 po monitorojnë disa alternativa në treg, ndërsa situata e Zhegrovës konsiderohet si një rast i favorshëm.
“Marseille po përgatit një riorganizim në sulm dhe po ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me lojtarët nga Serie A. Rasti i Zhegrovës është ndër më të rëndësishmit”, shkruan “Mediafoot”.
26-vjeçari e njeh mirë kampionatin francez, pasi më herët ka pasur paraqitje të suksesshme me Lille. Ai u transferua te Juventusi vitin e kaluar dhe ka kontratë me klubin torinez deri në qershor të vitit 2030.
Megjithatë, Zhegrova nuk duket se është në planet e trajnerit aktual të Juventusit, Luciano Spalletti.
Që nga transferimi i tij në Itali, ai ka regjistruar vetëm 374 minuta lojë në të gjitha garat, gjë që ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.
(Kosova Sot Online)
