Vëmendja kryesore te sfida mes Real Madrid dhe Manchester City

  • A.P /
  • 27 February 2026 - 14:30
Vëmendja kryesore te sfida mes Real Madrid dhe Manchester City

Në Nyon u tërhoq shorti për raundin e 16-të të Champions League, ku vëmendja kryesore bie te sfida mes Real Madrid dhe Manchester City.

Tetë skuadrat që u kualifikuan direkt do të përballen me fituesit e play-offit, duke ofruar sfida interesante dhe të forta. Përballjet më të rëndësishme janë:

Real Madrid – Manchester City

Bodo/Glimt – Sporting Lisbon

Chelsea – PSG

Barcelona – Newcastle

Liverpool – Galatasaray

Tottenham – Atletico Madrid

Bayern Munich – Atalanta

Arsenal – Bayer Leverkusen

Shorti ka rezervuar për tifozët disa duela spektakolare, ndërsa sfida Real – City pritet të jetë një nga më të ndjekurat të këtij raundi. 

(Kosova Sot Online)