Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sonte

  • A.P /
  • 05 March 2026 - 11:45
Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sonte

Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë sonte me dy super-ndeshje, ndërsa dy të tjera të kësaj xhiroje u luajtën paraprakisht mbrëmë.

Sonte do të ndeshen Bashkimi dhe Vëllaznimi, dy skuadra që e kërkojnë fitoren në këtë përballje.

Prizrenasit i kanë 11 fitore e 7 humbje, kurse kuqezinjtë 8 fitore e 13 humbje.

Sfidë e baraspeshuar dhe interesante shihet ajo mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra jo në formën më të mirë këtë edicion me nga 8 fitore e 13 humbje. 

(Kosova Sot Online)