Palmer hedh poshtë zërat për një transferim
Mesfushori i Chelsea, Cole Palmer, ka deklaruar se “nuk ka plane” të largohet nga klubi, duke theksuar se “qesh” me raportimet që e lidhin me Manchester United.
23-vjeçari, pjesë e përfaqësueses së Anglia, iu bashkua “Bluve” nga Manchester City në vitin 2023 për një shumë prej 42.5 milionë funte.
Pavarësisht se kaloi 13 vite në “Etihad”, Palmer është tifoz i hershëm i Manchester United.
Pas 43 golave në 97 paraqitjet e tij të para me Chelsean gjatë dy sezoneve të para në Stamford Bridge, Palmer këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm 10 herë.
Është sugjeruar se rënia e formës së tij mund të jetë ndikuar pjesërisht nga malli për shtëpinë, gjë që ka çuar në raportime se Manchester United mund të përpiqet ta transferojë atë në Old Trafford.
Megjithatë, Palmer ka theksuar se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhjet me “Djajtë e Kuq” dhe se nuk ndjen mall për jetën në Londër.
(Kosova Sot Online)
