Trepça ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it

  • A.P /
  • 04 May 2026 - 08:23
Trepça ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it

KB Trepça ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it, pasi mposhti KB Peja me rezultat 96:103 në ndeshjen vendimtare të serisë gjysmëfinale.

Skuadra nga Mitrovica e nisi më dobët takimin, me Pejën që dominoi çerekun e parë 32:24. Megjithatë, reagimi i Trepçës erdhi fuqishëm në periudhën e dytë, ku me një seri të jashtëzakonshme (14:34) përmbysi gjithçka dhe mori kontrollin e lojës.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me vendasit që tentuan rikthimin (23:22 dhe 27:23), por përvoja dhe qetësia e Trepçës në momentet vendimtare bënë diferencën, duke ruajtur epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Trepça e mbyll serinë gjysmëfinale me rezultat 3:1 dhe siguron një vend në finale, ku do të përballet me fituesin e çiftit KB Bashkimi – KB Bora.

Mitrovicasit tashmë janë një hap larg titullit dhe presin kundërshtarin për betejën finale të sezonit.

(Kosova Sot Online)