Messi e kryeson garën për 'Këpucën e Artë'
Faza e grupeve e Kupës së Botës 2026 po shkon drejt fundit dhe gara për titullin e golashënuesit më të mirë është bërë gjithnjë e më interesante.
Në krye të renditjes vazhdon të jetë Lionel Messi, i cili i ka realizuar 5 gola me Argjentinën.
Pas tij renditen tre emra të mëdhenj të futbollit botëror, Kylian Mbappé, Erling Haaland dhe Vinicius Junior, të tre me nga 4 gola, duke e mbajtur gjallë luftën për “Këpucën e Artë”.
Renditja e golashënuesve:
5 gola
Lionel Messi (Argjentina)
4 gola
Kylian Mbappé (Franca)
Erling Haaland (Norvegjia)
Vinicius Junior (Brazili)
3 gola
Deniz Undav (Gjermania)
Jonathan David (Kanadaja)
Johan Manzambi (Zvicra)
Ismael Saibari (Maroku)
Matheus Cunha (Brazili)
Me nga 2 gola figurojnë, mes të tjerëve, Harry Kane, Cristiano Ronaldo, Kai Havertz, Cody Gakpo, Folarin Balogun, Daichi Kamada, Ayase Ueda, Mikel Oyarzabal dhe Ruben Vargas.
Me fillimin e fazës me eliminim direkt, renditja pritet të ndryshojë ndjeshëm, pasi favoritët do të kenë mundësi ta shtojnë numrin e golave në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë të Botërorit 2026.
(Kosova Sot Online)
