Ekuadori e ka mposhtur Gjermaninë
Ekuadori ka arritur ta bëjë atë që shumë pak pritej.
Ekipi nga Amerika Latine fitoi 2:1 ndaj Gjermanië në ndeshjen e fundit të grupit E.
Leroy Sane kaloi gjermanët në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes.
Shtatë minuta më vonë, Angulo barazoi shifrat, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
E në minutën e 77-të, Plata realizoi për 2:1 që në fund doli të ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Përkundër humbjes, Gjermania kualifikohet si para në grupin E me gjashtë pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Ekuadori e mbyll fazën e grupeve në vendin e tretë.
Kualifikimin tutje e siguroi edhe Bregu i Fildishtë që e mbylli me gjashtë pikë në vendin e dytë.
(Kosova Sot Online)
