86-vjeçarja emocionet nga dhurata e nipit për ditëlindje (Video)

  • 30 July 2016 - 10:11
86-vjeçarja emocionet nga dhurata e nipit për ditëlindje (Video)

Ky djalë do të shpallet nipi më i mirë i vitit, pasi gjeti një mënyrë të veçantë për të suprizuar gjyshen e tij me rastin e ditëlindjes. Ai kishte vendosur që të transmetonte në radio të gjitha urimet që familjarët do t’i bënin gjyshes.

Prezantuesi i radio-televizionit David Goodings, nga Londra, ishte në makinë duke dëgjuar radion së bashku me gjyshen, kur papritur muzika ndalon për të transmetuar një lajm.

“E ndaluam muzikën për t’u përcjellë juve disa lajme, ju lutem na dëgjoni me vëmendje”, thotë prezantuesi.

“Iris Howard është duke festuar ditëlindjen e saj. 86-vjeçarja është përshkruar si një person i mrekullueshëm dhe shumë e dashur nga miqtë dhe familja e saj”, shton ai.

Menjëherë pas fjalëve të prezantuesit, vijnë mesazhet e ndryshme për ditëlindjen e 86-vjeçares. Miq dhe familjarë e urojnë atë. Siç shihet edhe nga pamjet Iris u emocionua shumë nga urimet e sinqerta që mori.

(Kosova Sot)