Bebja i mbijeton të ftohtit për 14 orë (Foto/Video)

  • 09 March 2015 - 12:10
Bebja i mbijeton të ftohtit për 14 orë (Foto/Video)

Një bebe vajzë është gjendur e gjallë pasi kishte qëndruar në makinë për 14 orë, përderisa e ëma e saj nuk ka mbijetuar, pas një aksidenti me makinë, përkatësisht pas rënies së veturës së saj në një lumë.

Ngjarja ka ndodhur në Utah, SHBA, raportojnë mediat botërore, transmeton Telegrafi.

Lily Groesbeck, 18 muajshe, ishte dërguar në gjendje kritike në “Primary Children's Hospital” – tani thuhet se gjendja e saj është stabile.

Sipas policisë, e ëma e saj, Lynn Jennifer Groesbeck, 25, nga Springville, ishte gjetur e vdekur në veturë. Sipas mediave të huaja, një peshkatar e kishte gjetur veturën e rrotulluar në një lumë, pasi kishte rënë nga një urë. 

Image
Image