E tmerrshme: Babai lë vajzën pesë vjeçe jashtë në temperaturë minus 30 gradë (Video)

  • 19 March 2017 - 09:45
E tmerrshme: Babai lë vajzën pesë vjeçe jashtë në temperaturë minus 30 gradë (Video)

Janë regjistruar momentet shokuese kur një baba nga qyteti i Utah të SHBA, e la të bijën 5-vjeçare në oborrin e një kolegji, të vetme e të mbuluar me një batanije në temperaturat -30 gradë celsius.

Videoja është filmuar në kolegjin Ogden-Weber të teknologjisë së aplikuar, në veri të qytetit Salt Lake, në orën 5 të mëngjesit të së enjtes. Ai iku dhe nuk u kthye më.

Sipas mamasë së fëmijës, ai i kishte thënë asaj ta qepte gojën e të flinte gjumë.

Vajza ishte frikësuar shumë dhe kishte qëndruar brenda në batanije derisa ishte zbardhur, ku u gjet nga rojet e kolegjit në orën 7:30 të mëngjesit.

(Kosova Sot)