Po zhvillonin hedhje me litar, momenti i tmerrshëm kur 16-vjeçarja rrëzohet nga kati i gjashtë (Video,+18)
Ky është momenti i tmerrshëm kur një 16-vjeçare është rrëzuar nga një pallat 6-katësh teksa ishte së bashku me të gjithë shokët e shkollës, pasi po zhvillonin hedhje me litar.
Aditi Sanghi ishte ulur të cep të një ndërtese gjashtë katëshe dhe ndihmonte nxënësit e tjerë të kapnin litarët e tyre kur ajo humbi ekuilibrin e saj dhe u rrëzua.
Videoja e tmerrshme tregon momentin tragjik kur adoleshentja rrëzohet nga ndërtesa, ndërsa nxënësit e tjerë bërtisnin, teksa shikonin 16 vjeçaren që bie.
Ngjarja ka ndodhur në Jaipur të Indisë.
Aditi, u dërgua menjëherë në spitalin e afërt me plagë të rënda në kokë, por vdiq disa orë më vonë.
(Kosova Sot)