Pamje të jashtëzakonshme nga stërvitjet ushtarake të SHBA-së në Gadishullin Korean
Koreja Jugore ka thënë sot se ushtria amerikane ka kryer stërvitje ushtarake me bombardues të fuqishëm dhe aeroplanë luftarakë spiunë mbi Gadishullin Korean.
Ushtria amerikane i ka kryer këto stërvitje ushtarake bashkë me ushtrinë e Koresë Jugore.
Shtetet e Bashkuara shpesh dërgojnë aeroplanë të fuqishëm të teknologjisë së lartë në gadishull për ta treguar forcën në kohërat e armiqësive të rritura me Korenë Veriore.
Stërvitjet e ditës së hënë vijnë vetëm tri ditë pasi Koreja Veriore shkrepi një raketë me rreze të mesme veprimi mbi Japoni e cila përfundoi në Oqeanin Paqësor.
(Kosova Sot)