Diplomacia jonë ka dështuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol (Video)

  • 08 October 2017 - 12:59
Diplomacia jonë ka dështuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol (Video)

Diplomacia e Kosovës ndodhet në udhëkryq. Për shkak të lobimit të dobët edhe imazhit që po humb Kosova për shkak të politikanëve të korruptuar, kjo diplomaci po e humb hapin duke pasur së fundi dy dështime me UNESCO-n dhe interpolin.

Të anketuarit nga “Kosova Sot” thonë se diplomacia jonë dështoi në tërësi në përpjekjet për anëtarësimin në organizatën e UNESCO-s dhe Interpolit pasi këtë herë fitimtare doli politika serbe.

Image

 

Ismajl Muçiqi theskon se diplomacia jonë dështoi në dy segmente nga neglizhenca dhe papërgjegjësia e institucioneve tona dhe  Serbia kësaj radhe doli fituese e kësaj beteje përballë Kosovës.

Image

 

Mustafë Halili thotë se ka qenë dashur të tentonin të pranohemi ngase në Interpol do të pranoheshim para Palestinës se na njohën 114 shtete. “Në UNESCO, bëmë gabim fatal që nuk aplikuam”.

Image

 

Agron Mustafa thekson se mosaplikimi ynë ka qenë një dështim i madh. “Por duhet marrë parasysh rrethanat e tjera se ngjarja u mbajt në vendin që nuk ishte  mik i Kosovës”.

Image

 

Shemsi Selimi ndërkaq konstaton se ka qenë një dështim total i diplomacisë sonë sepse ka qenë  dashur të konkurrohet e jo të rrimë anash e të shikojmë nga larg sepse edhe po të provonim nuk do të humbnim asgjë.

 (Kosova Sot)