Nga paperspektiva rinia jonë po largohet me të madhe nga Kosova(FOTO/VIDEO) - TV - Kosova Sot
Nga paperspektiva rinia jonë po largohet me të madhe nga Kosova(FOTO/VIDEO)

Nga paperspektiva rinia jonë po largohet me të madhe nga Kosova(FOTO/VIDEO)

NT: Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se të rinjtë po ikin sepse kemi një papunësi të madhe, shteti nuk po bënë asgjë për të rinjtë, nuk ka vend pune, nuk ka perspektivë dhe punësimet nuk bëhen sipas meritokracisë

 

Image

 

Kushtrim Balaj thotë se të rinjtë po ikin ngase nuk ka perspektivë në Kosovë,se po të kishte, të rinjtë jo që nuk do të ikin, por edhe ata që janë jashtë do të vinin këtu. “Nuk është lehtë të ikësh nga vendi yt”.

 

Image

 

Gani Jusufi shprehet se të rinjtë ikin, nga se kemi mbetur prapa në zhvillim edhe e lakmojnë  jetën më të mirë të perëndimit. “Ardhmëria këtu është e zbehtë, ngase nuk ka zhvillim të mjaftueshëm”. 

 

Image

 

Adem Ademi thotë se të rinjtë nuk shohin perspektivë në Kosovë ikin. “Nuk po mund ta gjejnë veten, nuk hapen vende pune, është nepotizmi në pyetje, edhe ato vende pune që hapen, shkojnë më të njohshëm, jo me merita”. 

 

Image

 

Reshat Salihu shprehet se të rinjt po ikin sepse kemi një papunësi të madhe, shteti nuk po bënë asgjë për të rinjtë, nuk ka vend pune, nuk ka perspektivë, kështu që ata ikin për të gjetur një jetë më të mirë jashtë.

 

 

 

(Kosova Sot)

5 orë e 42 minuta më parë
13/12/18