Legjislatura aktuale, më e dobëta (Video)

  • 18 May 2018 - 10:15
Legjislatura aktuale, më e dobëta (Video)

Një numër shumë i vogël i ligjeve, 27 prej tyre, janë miratuar në këtë periudhë, ndërkaq në procedurë të shqyrtimit janë edhe 42 projektligje të tjera. Prej agjendës legjislative të Qeverisë në pritje janë edhe 69 projektligje të tjera, që ende nuk janë sjellë në Kuvend", shpjegon KDI-ja

L egjislatura e tashme e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet se përfundimisht mbetet përbërja më e dështuar në historinë e parlamentarizmit kosovar në të gjitha këto vite. Deri tani, nga 126 ligjet e parapara në strategjinë e këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar deri më tani 27 prej tyre. Ekspertët vlerë- sojnë se legjislatura e gjashtë e Kosovës po përballet në vazhdimësi me sjelljet më joserioze të deputetëve, me dështim seancash për mungesë kuorumi dhe si pasojë po pengohen në vazhdimësi vendimmarrja dhe miratimi i ligjeve. Në përgjigjen e dhënë nga KDI-ja, përmes zyrtares Agnesa Haxhiu, që është monitoruese e Punës së Kuvendit të Kosovës, për gazetën "Kosova Sot" thuhet se Kuvendi i Kosovës këtë legjislaturë është përballur vazhdimisht me mungesë kuorumi, mirëpo kjo problematikë ka qenë më e theksuar në vitin 2018, çka edhe ka pamundësuar funksionimin normal të punës së këtij institucioni. "Një numër shumë i vogël i ligjeve, 27 prej tyre, janë miratuar këtë periudhë, ndërkaq në procedurë të shqyrtimit janë edhe 42 projektligje të tjera. Prej agjendës legjislative të Qeverisë në pritje janë edhe 69 projektligje të tjera, që ende nuk janë sjellë në Kuvend", shpjegon KDI-ja. "Mungesa e kuorumit nuk ështproblem i shfaqur rishtazi në Kuvend, kjo është trashëguar nga legjislaturat e kaluara, posaçërisht nga legjislatura V. Shikuar për nga statistikat, numri i mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare është më i lartë këtë legjislaturë nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të legjislaturës V, por që performanca e Kuvendit për nga funksioni ligjvënës është e dobët", vijon më tej përgjigjja e Haxhiut.

Parlamenti në kriz

ë Analisti politik Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot" tha se që një kohë kaq të gjatë po bllokohet komplet puna e institucionit më të lartë ligjvënës."Përmbushja e agjendës legjislative është më së paku pothuajse që ka ndodhur deri më tani, me vetëm diku 27 ligje të miratuara, nga 126 sa kanë qenë të parapara në agjendën legjislative për vitin 2018. Ministrat po ashtu nuk kanë pasur llogaridhënie ndaj deputetëve, të cilët janë të obliguar që të raportojnë. Kjo legjislaturë nuk ka qenë produktive dhe nuk ka pasur një dedikim serioz për të përmbushur rolin e vet", theksoi ai."Kuvendi këtë vit ka dështuar në përmbushjen e tri roleve të tijkushtetuese që i ka. Ka dështuar që të luajë rolin ligjvënës për shkak të numrit të vogël të ligjeve të aprovuara dhe kualitetit të tyre, duke i kaluar pa një debat parlamentar. E dyta se ka dështuar në rolin e tij mbikëqyrës ndaj ekzekutivit dhe e treta është se ka dështuar edhe në rolin përfaqësues. Në këtë fazë edhe Presidenti ka hasur në hendek në mes të qytetarëve dhe institucioneve, i cili asnjëherë nuk ka qenë më i madh sesa tani, sepse qytetarët nuk përkrahin veprime të tilla, as të partive në pushtet e as të atyre në opozitë", shtoi më tej Hertica. Ndërsa analisti politik Arsim Haziri për gazetën "Kosova Sot" tha se Parlamenti aktualisht është në gjendje krize, fatkeqësisht ende nuk ka arritur të përmbushë agjendën, e cila edhe ia shton efikasitetin."Qeverisja 'Haradinaj' tashmë është duke funksionuar me vetëm 53 numra, që realisht nuk mund ta ketë shumicën për të garantuar efikasitet. Qeverisja Haradinaj, është qeverisje e pakicës, mirëpo edhe niveli opozitar, pavarë- sisht se zotëron shumicën, në kontekstin e të bërit opozitarizëm është në gjendje të rëndë", potencoi ai.

Injorimi i popullit

Juristi Blerim Burjani për "Kosova Sot" tha se Qeveria dhe Kuvendi deri më tash asnjë kërkesë elementare të qytetarëve nuk e kanë trajtuar, që atakon miliona qytetarë, siç është zhvillimi ekonomik, mbrojtja shëndetësore dhe mbrojta sociale efektive e reformuar, pra s'ka lëvizje përpara në asnjë fushë, as në arsim dhe asgjë tjetër."Kjo Qeveri dhe ky Kuvend me këtë përbërje është e kotë, pasi duhet ndryshuar gjërat sa më parë, andaj më duket se vetëm zgjedhjet mund të ndryshojnë. Kështu si është kjo qeveri do të mbetet dhe ky Kuvend përtac, përderisa deputetët punët kryesore të tyre i kanë zënkat ndërmjet vete, por jo të merren për problemet e qytetarëve, por për shkak të mosdijes së tyre nxjerrin tema të cilat shndërrohen në raste komike, çorodi dhe debate për njerëz, por jo për problemet e qytetarëve", vlerësoi ai."Deputetët nuk janë aty për t'u shtyrë ndërmjet vete, por janë për zgjidhje të problemeve të qytetarëve. Ata në mungesë të dijes bëjnë probleme të mëdha ndërmjet vete dhe krijojnë situata zënkash të kota dhe pa interesim të qytetarëve. Shpesh ky kuvend shndërrohet në gjykatore e jo në përfaqësues të popullit që përfaqë- sojnë qytetarët", ka thënë Burjani. Sipas tij, duhet të mendohet një dalje nga kjo situatë e rëndë.

Qytetarët të zhgënjyer

Krahas analistëve të politikës dhe fushës së drejtësisë, edhe qytetarët e anketuar janë tejet të zhgënjyer me përbërjen e tashme të Kuvendit të Kosovës. Qytetari Hamit Gashi, për gazetën " Kosova Sot", tha se kjo përbërje e deputetëve nuk është në nivel të duhur dhe shih për këtë ditë më parë deputetët u kritikuan edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli."Që nga paslufta nuk kanë ardhur njerëzit e duhur që t'i zënë vendet si deputetë dhe për pasojë kemi ngecje ligjore ekzekutive e gjyqësore. Pra, funksionet kryesore të shtetit nuk ishin në nivel të duhur", u shpreh ai. Ndërsa qytetari tjetër, Naim Berisha, për "Kosova Sot", tha se që nga paslufta e deri më sot deputetët dhe niveli i tyre intelektual është degraduar se aty ka njerëz që nuk flasin kurrë dhe lëre më që të adresojnë ndonjë temë dhe një pjesë e tyre nuk ia qëllojnë fare, sepse kanë dozë të vogël të dijes dhe intelektualizmit brenda tyre."Në një formë nuk e di se sa mund të jetë ky Kuvend organ përfaqë- sues, ngase nëse Kuvendi është pasqyrë e këtij populli ne me të vërtetë duhet të dëshpërohemi me veten si popull", u shpreh ai.

(Kosova Sot)