Personi më i kërkuar nga FBI, e bën sifdën ‘KiKi’ derisa shoqërohet për në makinën e policisë (Video)
Një i dyshuar për vrasje , i cili ka qenë një ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI, e ka bërë sfidën e famshme “KiKi Challenge”, derisa po dërgohej në makinë për tu transferuar për në burg, trasmeton gazetametro.net
Brazen Antwan Mims e bëri vallëzimin e famshëm derisa po transferohej prej aeroportit për në burg nga forcat e FBI. Ai bëri me duar zemrën, derisa edhe pretendoi se po voziste një makinë si fansat e tjerë të reperit kanadez, Drake.
Ai filloi të vallëzojë kur pa se po filmohej nga kamerat e agjencive të lajmeve, derisa zyrtarët e FBI’s qeshin me gjestin e tij.
Mims, ka vrarë dy persona në një shtëpi gjatë një feste në muajin mars, nërsa tani është dënuar me burgim.
(Kosova Sot)