Për disa sekonda nata u ndez si dita, momenti i pazakontë kur…

  • 23 May 2019 - 14:19
Për disa sekonda nata u ndez si dita, momenti i pazakontë kur…

Për disa sekonda nata u ndez si dita. Rënia e një meteori, pak pas mesnatës, në Alice Springs të Australisë, nuk ka shkuar pa u vënë re nga njerëzit.

Dhjetëra njerëz të frikësuar telefonuan policinë, të cilët thanë se ishin të tronditur nga një dritë shumë e fortë. Dëshmitë nuk ishin rezultat i imagjinatës, pasi momenti ishte kapur edhe nga kamerat e sigurisë të policisë lokale.

Sigurisht, nuk munguan ata që folën për UFO-t në rrjetet sociale, ndërsa për t’i dhënë fund hipotezave, astronomi David Finaly shpjegoi se bëhej fjalë për një meteor që u dogj në atmosferën e Tokës.

(Kosova Sot Online)