Momenti dramatik kur ushtarët amerikanë kërcejnë mbi nëndetësen e mbushur me kokainë
Roja Bregdetare e SHBA-së lëshoi të enjten një video të anëtarëve të shërbimit të tyre duke kërcyer mbi një nëndetëse të mbushur me kokainë – me një vlerë prej 232 milionë dollarë.
Videoja tregon momentin kur Rojet Bregdetare e rrethojnë nëndetësen dhe i shkojnë prapa me anijet e tyre, pasi dyshohej se me të po transportohej sasi e madhe e drogës.
Njëri nga rojet mund të shihet duke kërcyer sipër anijes, duke hapur më pas atë dhe duke gjetur një burrë brenda saj. Pesë transportues droge u gjetën më pas brenda nëndetëses.
Videoja e pabesueshme tërhoqi vëmendjen edhe të Presidentit Donald Trump, i cili i lavdëroi rojet për trimërinë e treguar.
Shikojeni videon më poshtë:
.@VP is welcoming back the crew of CG Cutter Munro as they turn over 39K lbs of cocaine from drug seizures like this one from a semi-submersible off South America to federal agents. We will be live-streaming the offload on Facebook in a few hours. More: https://t.co/5eQRbQpxw5 pic.twitter.com/9bMRorDC4I
— U.S. Coast Guard (@USCG) July 11, 2019
Do you believe this kind of bravery? Amazing drug seizure. WATCH! https://t.co/M1KKBFic4A
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 12, 2019
(Kosova Sot Online)