Pitoni “vjedh” dhinë, fshatarët ia nxjerrin nga barku

  • 05 September 2019 - 08:14
Pitoni “vjedh” dhinë, fshatarët ia nxjerrin nga barku

Pitoni 4 metra i gjatë në Kinë “vodhi” një dhi nga fermeri dhe e gllabëroi menjëherë, por nuk shpëtoi paq.

Fermeri dhe gruaja e tij dolën të kërkonin grabitqarin pasi vunë re se i mungonte një nga bagëtitë.

“Dhitë tona zhdukeshin vazhdimisht që prej fillimit të këtij viti. Deri tani kemi humbur 20. Kisha ndjenjën që i hante diçka dhe e vërtetova kur pashë gjarprin gjigand në malin pranë fermës tonë”, tha fermeri Yao.

Ai, së bashku me fshatarët e kapën zvarranikun nga bishti dhe qëndruan një orë duke u munduar që nxjerrin dhinë 39 kg nga stomaku i tij. Pas kësaj, ata e lëshuan sërish pitonin në natyrë.

Dhia e pajetë u fotografua e mbuluar nga lëngjet tretëse të pitonit, pasi ishte asfiksuar deri në vdekje dhe më pas është gëlltitur. 

(Kosova Sot Online)