Videoja që ‘tronditi’ Facebook: Nëna duke e keqtrajtuar fëmijën e saj

  • 02 October 2019 - 14:29
Videoja që ‘tronditi’ Facebook: Nëna duke e keqtrajtuar fëmijën e saj

Një nënë nga Tenesi u arrestua pasi publikoi një video duke ngritur në ajër foshnjën e saj me njërën dorë,ndërsa me dorën tjetër ishte duke tymosur drejt fytyrës të foshnjës. Kjo video mori shumë vëmendje dhe kritika të mëdha për nënën pasi u bë virale në rrjetin social Facebook

Tybresha Sexton, 24 vjeç, u akuzua për abuzim të fëmijës pasi policia hyri në shtëpinë e saj pasi disa njerëz raportuan klipin tronditës tek autoritetet.

“Unë nuk e dua këtë foshnje të mallkuar”- u tha ajo oficerëve, sipas deklaratës së saj të arrestimit.

Sexton u mbajt  në Zyrën e Sherifit të Qarkut Hamilton duke e dënuar atë me 100,000 dollarë. Përveç akuzës për abuzim të fëmijëve, ajo është goditur pasi nisi të rezistonte ndaj arrestimit dhe akuzave të sjelljes së çrregullt.

(Kosova Sot Online)