Parashutisti rus hidhet nga helikopteri, nuk i hapet parashuta – rrëzohet për vdekje në tokë

  • 11 October 2019 - 08:28
Parashutisti rus hidhet nga helikopteri, nuk i hapet parashuta – rrëzohet për vdekje në tokë

Një parashutist rus ka humbur jetën kur u hodh nga helikopteri dhe nuk iu hap parashuta.

Ky moment tragjik i Mihail Prohorov, 35-vjeç, është filmuar me kamerë brenda kabinës së fluturakes.

Në anën tjetër hetuesit rusë kanë ngritur dilemat se si është e mundur që një parashutistë me kaq shumë përvojë të humb jetën gjatë një hedhje rutinë.

Videoja rrëqethëse shfaq Prohorovin duke u hedhur nga helikopteri Mi-8 nga 800 metra lartësi. Por gjatë fluturimit të tij atij nuk i është hapur parashuta, por as ai rezervë, duke u përplasur për vdekje në tokë.

 

(Kosova Sot Online)