“Ishte sikur në një zonë lufte”: Infermierja amerikane rrëfen në lot përballjen me pacientët me COVID-19

  • 27 March 2020 - 08:54
“Ishte sikur në një zonë lufte”: Infermierja amerikane rrëfen në lot përballjen me pacientët me COVID-19

Një infermiere e traumatizuar qau me lot ndërsa kujtonte një ndërrim ankthi mes krizës së përkeqësuar nga koronavirusi, që ka bërë që spitalet të stërmbushen me pacientë.

Infermierja nga Michigan, tha që e realizoi videon pas një ndërrimi 13-orësh dhe për të paralajmëruar njerëzit që të marrin shpërthimin seriozisht.

“Nuk ia kam idenë se çfarë ndodhi në 13 orët e fundit. Sinqerisht njerëz, ishte sikur të operoje në një front lufte”, ka thënë në video infermierja, e identifikuar si Melissa Steiner, me lot në sy.

Lutja e infermieres vjen në kohën kur spitalet në SHBA po pësojnë mungesë furnizimi medikamentesh mjekësore dhe në periudhën kur OBSH ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen qendra tjetër e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)