Hajdutët më të ngathët që keni parë ndonjëherë: Godasin njëri tjetrin, detyrohen të ‘anulojnë vjedhjen’

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 14:40
Hajdutët më të ngathët që keni parë ndonjëherë: Godasin njëri tjetrin, detyrohen të ‘anulojnë vjedhjen’

Një video që tregon dy hajdutë që ishin përgatitur të hynin në një objekt, del të jetë shumë qesharake pasi tregon ngathtësinë e të dyve.

Pasi afrohen tek ndërtesa ata marrin disa tulla, e njëri nga ta duke tentuar të thyej derën me tullë, godet shokun e tij në fytyrë.

Goditja del të jetë e rëndë, pasi ata detyrohen të kthehen mbrapsht.

Nuk është e qartë se ku ndodhi ky incident.

Sidoqoftë, pamjet u postuan në Weibo nga një llogari e policisë Shanghai me titullin: “Nëse të gjithë hajdutët do të ishin kështu, policia nuk do të duhet të punonte jashtë orarit”.

(Kosova Sot Online)