Gruaja e ndjek për ta dhunuar, burri fshihet mbi pemë për t’i shpëtuar “ndëshkimit”

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 08:34
Gruaja e ndjek për ta dhunuar, burri fshihet mbi pemë për t’i shpëtuar “ndëshkimit”

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Maracanau të Brazilit. Pas një debati me gruan, një burrë shihet gjysmë i zhveshur në rrugë e duke u fshehur nga ajo, e cila po e ndjek për ta dhunuar.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara gruaja shfaqet duke ndjekur burrin, ndërsa ky i fundit hipën mbi një pemë të lartë e me shumë gjethe, që t’i shpëtojë “ndëshkimit” të saj.

Megjithëse gruaja u afrua fare pranë pemës ku ndodhej i shoqi, ajo nuk mundi ta shikonte atë. Pamjet janë bërë virale nga “Daily Mail” dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra komente komike. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

 
Man hides from his wife in a tree

He can run but he can’t hide from her! ë via ViralHog

Publiée par Daily Mail Video sur Mercredi 26 août 2020

(Kosova Sot Online)