Gruas i hynë gjarpri 1.2 m në gojë, teksa flinte në oborrin e shtëpisë

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 16:05
Gruas i hynë gjarpri 1.2 m në gojë, teksa flinte në oborrin e shtëpisë

Një video e publikuar, ditën e sotme nga mediat ruse po bën xhiron e rrjetit, ku dhe ka tmerrura botën.

Në fshatin Levashi, Dagestan ka ndodhur një ngjarje e pazakontë dhe tepwr shokuese, pasi një gruaje i ka hyrë në gojë gjarpëri 1.2 metër i gjatë, teksa ajo ishte duke fjetur në oborrin e shtëpisë.

Mediat, kanë raportuar se më pas ajo është zgjuar pasi nuk është ndjerë mirë, ku pastaj është dërguar urgjencë në spital.

Siç shihet në video menjëherë kanë vepruar mjekët, ku përmes një ndërhyrje i nxorrën zvarranikun nga goja. Sakaq, ende nuk dihet saktësisht se si gjarpëri se si një ka përfunduar në gojën e gruas, ndërkohë zyrtarët e shëndetësisë nuk kanë bërë asnjë koment për këtë rast të rrallë dhe frikësuses.

Mësohet, se gruaja është në gjendje të mirë por që ndodhet ende në kujdesin e mjekëëve.

(Kosova Sot Online)