Njihuni me qentë “këngëtarë”, mendoheshin të zhdukur, por banonin në një minierë ari

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 16:44
Njihuni me qentë “këngëtarë”, mendoheshin të zhdukur, por banonin në një minierë ari

Mendohej se ishin zhdukur prej kohësh, por qentë “ këngëtarë” luftojnë ende për mbijetesën në një prej zonave më të izoluara të planetit.

Qentë primitivë, që jetojnë në Guinenë e Re, janë një nga tre familjet e Canis Lupus familjaris, ku krahas qenve të zakonshëm ndodhet dingo australian dhe pikërisht qentë nga Guinea.

Karakteristika e tyre janë pikërisht ulërimat, që ngjajnë më shumë si këngë të moçme, ku tonaliteti ndryshon edhe me atë të kushërinjve të tyre, ujqërit.    

Në kopshtet zoologjike të gjithë botës ndodhen rreth 200 ekzemplarë, pjesëtarë të një familje të vetme të zbuluar në vitet ’70. Mbarështimi mes tyre po çonte drejt zhdukjes së species, deri sa në vitin 2016 disa shkencëtarë zbuluan në malet e rrethuara nga pyjet e dendura të Guinesë së Re, pikërisht në afërsi të një miniere ari, 15 ekzemplarë të egër.

Analizat gjenetike treguan se këto ishin pikërisht speciet më të afërta me qentë që këndonin trishtueshëm në kopshtet zoologjike në gjithë botën, duke i dhënë shpresë për mbijetesën e species së rrallë

(Kosova Sot Online)