Super-aksion në det, Policia në ndjekje dy jahteve luksoze, brenda tyre u gjetën…

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 10:46
Super-aksion në det, Policia në ndjekje dy jahteve luksoze, brenda tyre u gjetën…

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e një operacioni antidrogë, më i madhi  në historinë e vendit, shkruajnë mediat e huaja.

Operacioni pesë-ditor i koduar ‘Goleta-Grati’, u zhvillua në det dhe policia ishte vënë në ndjekje të dy jahteve luksoze që brenda kishin afro 35 tonë hashash.

Nëntë persona me kombësi ruse dhe bullgare u arrestuan si rezultat i operacinit.

Zyrtarët lokalë e përshkruan operacionin si goditjen më të madhe në trafikun detar të drogës në historinë e Spanjës.

(Kosova Sot Online)