Betejë e fortë mes gjahtarëve dhe pitonit ‘përbindësh’

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 12:22
Betejë e fortë mes gjahtarëve dhe pitonit ‘përbindësh’

Dy gjahtarë gjarpërinjsh kapën një piton gjigant në Florida, pitoni ishte në gjatësinë 5.7 metra, nga më të mëdhenjt e kapur ndonjëherë.

Një betejë e pabesueshme me pitonin më të madh në Florida u zhvillua nga dy gjahtarë gjarpërinjsh.

Konkretisht, dy gjahtarët e gjarprit, Kevin Pavlidis dhe Ryan Osborne, po kërkonin për pitonët në emër të Shërbimit të Peshkimit dhe Jetës së Egër në Florida.

"Ne e nxorëm këtë përbindësh nga uji natën , thellë në Everglades. "Unë kurrë më parë nuk kam parë një gjarpër afër kësaj madhësie dhe duart e mia po dridheshin kur iu afrova", komentoi një gjahtar.

Siç raportuan, ata luftuan fort për ta kapur atë.

"Partneri im dhe unë jemi profesionistë dhe e vëmë gjarpërin nën kontroll shumë shpejt , por ishte një betejë," tha ai.

Sipas Autoriteteve të Parkut Kombëtar Everglades, më shumë se 5,000 pitona burmanë janë kapur dhe hequr nga zona që nga viti 2017.

Atë vit shteti i Floridës filloi të paguante gjuetarët e gjarprit për t'i gjurmuar ata.

(Kosova Sot Online)